Në ditën e flamurit, është zhvilluar ceremonia e kthyer tashmë në traditë e përkujtimit të martirëve të Rrethit të Pogradecit. Në një aktivitet të thirrur nga Kryetari i Shoqatës të të Persekutuarve Politik dega Pogradec, z.Bajram Fezollari morën pjesë familjarë të martirëve, ish të përndjekur dhe personalitete të Pogradecit duke sfiduar dhe kushtet e veshtira atmosferike.
Në nisje të ceremonisë u vendosën kurora në emër të shoqatës nga pasardhësit e të dënuarve Agim Fezollari dhe Armand Braho.
Më tej në fjalën përshëndetëse, kreu i Shoqatës kombetare të të persekutuarve Et’hem Fezollari, bëri thirrje për bashkim dhe tolerancë në këtë ditë.
Nën kryetari i Shoqatës Armand Braho dha lajmin e mirë që shoqata e të përndjekurve është drejt rrugës që në kuvend të propozojë statusin e të pesekutuarve, gjë e cila do të japi një impakt tek rritja e pensioneve për personat që kanë vuajtur në sistemin e kaluar.
Aktiviteti këtë vit, u mbajt me fjalë të shkurta përshëndetëse, për shkak të kushteve atmosferike.A.B.Pogradecipress.al