3.5 C
Pogradec
2.3 C
Korçë
3 C
Bilisht
1.1 C
Ersekë
1.5 C
Maliq
4.4 C
Liqenas
Friday, December 13, 2024

(VIDEO) Qarku Korçë/ Gratë në shifra të larta në përfaqësim, ndërkohë që çështja gjinore mbetet larg interesit të kryetarve të partive…

- Advertisement -

Nga Armand Braho – Qarku Korçë/ Gratë në shifra të larta në përfaqësim, ndërkohë që çështja gjinore mbetet larg interesit të kryetarve të partive…

Në Shqipëri numri i grave dhe vajzave ne politike eshte rritur nga viti ne vit. Nryshimi i legjislacionit zgjedhor dhe futja e kuotave gjinore ka rritur ndjeshëm përfaqësimin e grave edhe në strukturat vendimmarrëse vendore. Në zgjedhjet e fundit lokale në 61 bashkitë e vendit, sipas KQZ, 42% e anëtarëve në këshillat bashkiakë janë gra dhe vajza.

Përfshirja Gjinore në Këshillat Bashkiak 2023 – KQZ

Aktivistë të shoqërisë civile shprehen se rritja e përfaqësimit të grave është një arritje pozitive, por jo e mjaftueshme, pasi kjo duhet të shoqërohet me rritjen e rolit të tyre në vendimmarrje.

Drejtoresha e Grupit Shqiptar të të Drejtave të Njeriut Elsa Ballauri e konsideron pozitiv numrin në rritje të grave në pozicionet vendimmarrëse, por vlerëson, nga ana tjetër, se shumë prej tyre vendosen formalisht në pozicione të tilla

Elsa Ballauri (Drejtore e GSHDNJ)

“ Përfaqësimi i gruas në politikat qëndore apo lokale, varet me zhvillimin e vetë grave dhe vajzave. Megjithatë të jemi realist, se me numrin dhe shifrat ne jemi ndër vendet e njohura gjithmonë e më tepër për një pjesëmarrje relativisht të mirë të lartë, dmth kemi shifra optimiste për pjesëmarrjen e grave në pushtetin qëndror dhe lokal. Ajo që mendoj se duhet të diskutohet dhe mendoj se le një shije të keqe për ata që njohin politikën Shqiptare dhe që janë të mirënjohur me masat që janë marrë, dhe me rezultat e arritura, duket se si vend vazhdojmë të funksionojmë me një aspekt shumë formal. Shifrat e ngritura janë shpesh pjesë e formalizmit të asaj që duhet dhe jo asaj që vjen natyrshëm. Ne kemi vajza dhe gra në administratën shtetërore me shumicë, por njëkohësisht zëri i tyrë nuk është kaq inponues dhe aq i dëgjuër nga pjesa tjetër e politikës, gjë e cila tregon që kemi synimin të rrisim shifrat dhe jo cilësinë.” shtoi Ballauri.

Por si është situata e përfaqësimit të grave në Qarkun e Korçës. Në zgjedhjet e fundit vendore në të 6 bashkitë e qarkut vihet re një përfaqësim thuajse i balancuar mes dy gjinive në këshillat bashkiakë.  

48% e anëtarëve të këshillit në Bashkinë Pogradec janë gra dhe vajza. Këshilltarja Albana Prifti, ka më shumë se 15 vite jetë aktive në politikë. Prifti rrëfen se barrierat për një grua të përfshirë në politikë në nivel vendor janë komplekse, duke filluar nga rezistenca e “burrave” brenda stukturave partiake për të mos lëshuar territor, dhe  jo rrallë nga vetë gratë që ndjehen të rrezikuara.  

“Mendoj, për të qënë e sinqertë se jam pritur pozitivisht nga pjesa më e madhe, por do të thoja ka pasur ndonjëhërë keqinterpretime të përfshirjes sime, ose të rritjes sime brënda partisë, shpesh lufta brënda llojit ka ekzistuar, por jam përpjekur ta shmang me shumë sportivitet duke i besuar kauzës sime, binjdeve të mia dhe duke luftuar mbi të gjitha parimet e mia dhe ato që kam vendosur që të më udhëheqin në politikën që unë kam përfaqësuar.”

Figura 3 – Albana Prifti – Këshilltare BF

Albana Prifti shtoi se subjekti që ajo përfaqëson nuk është përballur me maskilizëm, por pengesën më të madhe ajo e ka parë nga gratë apo vajzat që kanë qënë pjesë e strukturave, që sipas saj kur shfaqet një figurë e re e cila preferohet dhe pëlqehet nga masa, ndoshta fillohet të luftohet për ta anashkaluar. Politika duket se ende vazhdon të jetë një fushë e disfavorshme veccanërisht për gratë të cilat vijnë nga zonat rurale shton znj.Prifti.

Miranda Olldashi – Këshilltare PS

Këshilli bashkiak Pogradec ka jo vetëm një përfaqësim të balancuar gjinor, por drejtohet nga tri gra në pozicionet e kryetares dhe nënkryetareve. Miranda Olldashi Nën-Kryetare e Këshillit Bashkiak Pogradec, rrëfen se edhe pse e përfshirë vetëm së fundi në strukturat politike vjen me një eksperincë të gjatë nga fusha e arsimit.

“Të treja jemi gra, ndryshe nga çdo këshill tjetër. Unë nuk jam nga ata njerëz që them se gruaja është e “shtypur” apo burrat janë më të fuqishëm, unë i shoh të dy njësoj. Për mua ka rëndësi ç’njeri është dhe jo ç’gjinie i përket. Nëse do të vesh re cilët janë anëtarët e këshillit që mungojnë më tepër, janë gratë apo burrat? Mua nuk më pëlqen pjesa e të qënurit zhurmues në këshillin Bashkiak, mua më pëlqen të jesh një njeri debatues, që të ngresh probleme dhe t’i argumentosh ato, i kujdo krahu politik qoftë. Por jo të jesh zhurmues!”

Për këshilltaret gra të Bashkisë Pogradec performanca e anëtarëve në këshillit bashkiak nuk përcaktohet nga përkatësia gjinore, por vetëm nga aftësitë dhe kompetencat profesionale të secilit prej këshilltarëve.

“Unë nuk them që gjërat nuk regullohen duke ngritur pjesëmarrjen me përqinjde, unë mendoj se gruaja për të qënë e barabartë duhet të jetë së pari e përgatitur vetë, nëse do vërtet të respektohet ose nëse do që t’i dëgjohet fjala, të jetë një vendimarrëse me nivel, ajo duhet të jetë e përgatitur. Jo thejshtë prezenca se jemi kaq femra dhe kaq meshkuj, por cilat janë këto gra që kanë marrë përsipër të përfaqësojnë shoqërinë. Nëse ti merr përsipër të përfaqësosh diçka të tillë, duhet të jesh e zonja dhe e aftë, ndryshe problemi qëndron tjetër kund. Ajo që merr përsipër t’i përkasë jetës publike duhet vërtetë të jetë e përgatitur vetëm kështu mund të sfidojë të tjerët. Nuk e mohoj që ka gra të cilat nuk janë të përgatitura, ashtu sikurse ka dhe burra.” Tha Miranda Olldashi.

Ndërkaq për aktivisten e të drejtave të njeriut, znj. Elsa Ballauri, shqetësuese është tendenca që vihet re në Shqipëri për t’i vendosur gratë në pozicione të tilla politike që janë të kontrollueshme nga burrat. Për të ndoshta do të ishte më i pranueshëm një numër më i ulët i grave në përfaqësim dhe një cilësi më e lartë e tyre në politikbërje.

“Unë mendoj që le të kishim më pak gra në politikë, por gra më të forta më të vërteta të cilat do ta rrisnin numrin e tyre në të ardhmen. Ndërsa fakti që shpeshë herë gratë dominohen të tilla dhe vendosen nga dikush tjetër dobëson politikën dhe jovetëm zhvillimin e lëvizjen e grave, jovetëm psikologjinë e gruas të karrierës, por dobëson edhe psikologjinë shoqërore në përgjithësi sepse gjithmonë e më tepër ti nuk ke besim më tek një femër në pushtet nëqoftëse ajo është një mashë në dorën e meshkujve në politikë”

Por cili është roli dhe kontributi i grave në partitë politike? Drejtuesit lokalë të partive politike në bashkinë Pogradec nuk pranuan të deklaroheshin publikisht për këtë temë, duke deklaruar se ‘tema është larg interesit të tyre politik’. Ky është tregues se partitë politike më së shumti pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në stukturat vendimmarrëse e konsierojnë thjesht dhe vetëm çështje kuotash të detyrueshme nga ligji. Madje në Pogradec politika dhe politikbërja vazhdon të mbetet domen i burrave pasi, në 30 vjet pluralizëm politik, asnjëra nga degët lokale të partive politike nuk është drejtuar nga një grua. Dhe ende dilema mbetet: a është përfaqësimi i grave thjesht vetëm ccështje numrash dhe kuotash?

Të gjithë e pranojnë se rritja e pjesëmarrjes së grave dhe vajzave në organet vendimarrëse është një hap në rrugën e duhur. Hapat e tjerë do të duhet të shkojnë në drejtim të rritjes së cilësisë së përfaqësimit dhe ndërgjegjësimit të subjekteve politike për t’i garantuar gruas jo thjesht pjesëmarrje formale në vendimmarrje, por mbështetje reale që ato të luajnë rol aktiv dhe të qenësishëm në të gjitha nivelet e drejtimit.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit