🌧️⚠️ Situata në qarkun e Korçës sot paraqitet normale në të gjitha akset rrugore dhe territorin e çdo bashkie, megjithatë reshjet priten të ndikojnë në disa pjesë të qarkut tonë edhe në ditët në vazhdim.
🌦️ Ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave ‘IGJEO’ parashikojnë se deri në datë 29.11.2023 do ketë reshje të tjera në formën e dëborës të herëpashershme në lartësitë mbi 700-800 m, kryesisht nga dita e nesërme.
🛣🚘 🚒🚔 Strukturat e emergjencave civile në çdo bashki, ekipet dhe mjetet borëpastruese të tyre dhe subjekteve të kontraktuara, kanë vijuar punën për heqjen e borës dhe shpërndarjen e kripës dhe qëndrojnë në monitorim të vazhdueshëm të çdo aksi, si dhe qarkullimi po kryhet pa probleme.
🌨 🛑 🛤 Në kushtet e borës dhe temperaturave të ulta, drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimit në këto zona dhe të pajisen me goma dimërore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore!👮♂️
🙂 Ndërkohë, qarku ynë edhe gjatë këtij sezoni ngelet destinacion shumë i preferuar, dhe kjo u dëshmua edhe këtë fundjavë ku shumë qytetarë të vendit kanë hyrë për të qëndruar në Korçë, Voskopojë, Dardhë, Kolonjë etj, dhe strukturat mikëpritëse kanë patur shumë rezervime.