Prej orëve të para të mëngjesit punonjësit e Shërbimeve Publike kanë ndërhyrë me mjete borëpastruese edhe në rrugët Vithkuq, Shtyllë, Panarit dhe Lubonjë.
Aktualisht nuk ka asnjë problematikë, rrugët në këto akse janë të kalueshme dhe kudo në njësitë e tjera administrative situata është e qetë.