Njesia Administrative Buçimas prej vitesh vuan mungesën e infrastrukturës rrugore. Përveç rrugëve kryesore, në rrugët e tjera ajo që duket është vetëm balta dhe pluhuri.
Por situata është më e vështirë në fshatrat, Gështenjas, Guras, Rrëmenj dhe Vërdovë. Edhe pse këto fshatra janë pak kilometra larg qytetit, përsëri nga bashkia nuk ka pasur asnjë zë dedikuar kësaj situate.
Nuk dihet dhe për sa vite banorët do vuajnë në baltë dhe pluhur, pasi në planet e afërta të pushtetit vendor nuk ka asnjë investim. Pa diskutuar më tej rrugët e Mokrës të cilat janë në kushtet më tmerrshme.A.B.Pogradecipress.al