🔸Universiteti “Fan S. Noli” po merr pjesë me një stendë të veçantë në Panairin e Arsimit, Edukimit dhe Punës të organizuar nën kujdesin e veçantë të Ministres së Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, znj. Bora Muzhaqi.
✅Vizitorët e këtij panairi në stendën tonë njihen me ofertën akademike të Universitetit “Fan S. Noli”, botime e revista të ndryshme.
➡️Ky panair, i cili po zhvillohet në mjediset e Bibliotekës Publike “Thimi Mitko” vjen pranë të rinjve të qytetit të Korçës për t’i njohur ata me një sërë mundësish, të cilat lidhen me arsimimin, praktikat dhe trajnimet, si dhe mundësitë për punësim në bizneset lokale.