3.5 C
Pogradec
2.3 C
Korçë
3 C
Bilisht
1.1 C
Ersekë
1.5 C
Maliq
4.4 C
Liqenas
Friday, December 13, 2024

Pogradec/ Hapet thirrja për kryetarët e fshatrave, ja kriteret…

- Advertisement -

Lënda: Njoftim per rifillimin e procedurave për zgjedhjen e Kryesisë së fshatit dhe kryetarit të fshatit Guras dhe Gështenjas

Njësia Administrative Bucimas

Në bazë të ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”,VKB nr 40 dt 05.03.2020 “Rregullore për funksionimin e Këshillit Bashkiak”,neni 43,neni 44,neni 48,neni 49,neni 50, neni 51 të VKB nr 129 dt 20.11.2020 “Rregullore për strukturat komunitare dhe ndërveprimi I tyre me Këshillin Bashkiak”, ju njoftojmë se rirfillon procesi I zgjedhjes së Kryesisë dhe Kryetarit të fshatit..

  1. Kriteret që duhet të plotësojë kandidati për t’u pranuar në proçesin zgjedhor janë si më poshtë:
    a) Të jetë banor i regjistruar i lagjes/ fshatit në të cilën kërkon të zgjidhet, prej të paktën 10 vitesh,
    b) Të jetë mbi 18 vjeç,
    c) Të ketë minimalisht arsim të mesëm dhe/ose arsim profesional të barazvlefshëm,
    d) Të mos jetë shpallur me vendim gjyqësor të formës së prerë si i pazoti për të vepruar,
    e) Të mos jetë i dënuar për vepra penale, me vendim të formës së prerë në 10 vitet e fundit në Republikën e Shqipërisë,
    f) Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për vepra penale të turpshme sipas nenit 108 e vijues të Kodit Penal,
    g) Të mos jetë i punësuar në administratën e Bashkisë ku është banor apo në drejtimin apo menaxhimin e lartë të institucioneve apo ndërmarrjeve në varësitë Bashkisë,
    h) Të mos jetë dënuar me burgim me vendim të formës së prerë, jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për kryerjen e veprimeve apo mosveprimeve që përbëjnë vepër penale, sipas përcaktimeve të bëra në Ligjin nr. 138 datë 17.12. 2015.
    i) Të mos jetë I dënuar për një vepër të rëndë penale.
    j) Të mos ketë histori dhe precedentë të konflikteve në komunitet, të dëmtimit të pronës publike apo të dhunës në familje të vërtetuara me vendime gjygjësore të formës së prerë.
    Dokumetat që duhet të paraqesë cdo kandidat janë:
  2. Një deklaratatë të nënshkruar në formën e një letre angazhimit civil (formati në shtojcën) nëpërmjet të cilit kandidati shpreh angazhimin dhe qëllimet e tij për tu përfshirë në strukturën komunitare dhe për të kontribuar për komunitetit në mënyrë vullnetare. Kydokument ka të cituar emrin, atësinë, mbiemrin, datëlindjen, gjininë, adresën e kandidatit dhe një kopje të dokumentit të identifikimit. Deklaratat e kandidateve që i është dërguar Bashkisë, janë dokumete publike.
  3. Dokumemet zyrtare që provojnë se: a) nuk është i dënuar me burgim me vendim të formës së prerë nga gjykatat e Republikë së Shqipërisë, b) Të mos jetë i punësuar në administratën e Bashkisë ku është banor apo në drejtimin apo menaxhimin e lartë të institucioneve apo ndërmarrjeve në varësitë Bashkisë, c) të mos jetë dënuar, jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për kryerjen e veprimeve apo mosveprimeve që përbëjnë vepër penale, sipas përcaktimeve të bëra në Ligjin nr. 138 datë 17.12. 2015. .
  4. Deklarata dhe dokumentet e tjera që kërkohen sipas këtij neni dërgohet dorazi apo me postë në adresën e Bashkisë.
  5. Periudha e paraqitjes së deklaratës nga kandidati do të fillojë 65 ditë para ditës së zgjedhjeve dhe do të zgjasë 30 ditë. Kandidatët që vendosin të tërheqin emrin e tyre nga fletëvotimi, duhet ta bëjnë këtë me shkrim ose me email, jo më vonë se 30 ditë para ditës së zgjedhjeve.
  6. Emri, deklarata dhe fotografia e kandidatit të cërtifikuar do të shfaqen në faqen e internetit të Bashkisë, tek nënfaqja Strukturat Komunitare. Pasi një kandidat të tërhiqet, emri, deklarata dhe fotografia e kandidatit do të hiqen nga faqja e internetit e Bashkisë. Sekretari i Këshillit do të publikojë listën e kandidatëve të certifikuar 20 ditë para ditës së zgjedhjeve.
  7. Të gjithë kandidatët do të pajisen me udhëzimet përkatës për procesin zgjedhor, të cilat gjithashtu do të publikohen në faqen e internetit të Bashkisë.
  8. Kandidati është përgjegjës për të identifikuar cilës SK i përket dhe për t’u informuar për aktet nënligjore dhe rregulloret që rregullojnë procesin e para, gjatë dhe pas votimit. Eshtë përgjegjësia e kandidatit që të njohë dhe të zgjedhë vendin në SK për të cilën do të kandidojë.

Cdo kanditat duhet të paraqesë formularin si më poshtë:
a. Emri i Këshillit Komunitar ku do të kandidojë;
b. Emrin e pozicionit për të cilin do të kandidojë;
c. Informacioni kualifikues i përdorur për të përcaktuar statusin e palës të interesit (banor, banor dhe pronarë pasurie të palujtshme, banorë dhe pronar biznesi, banorët dhe anëtar i një organizatë, i ri/ e re).
d. Emri, Atësia, Mbiemri;
e. Data e lindjes;
f. Numri i telefonit;
g. Adresa e postës elektronike;
h. Adresa e postës;
i. Një fotografi dhe çdo dokumentacion i nevojshëm për të përcaktuar pozicionin në Kryesinë/ Këshillin Komunitar.
Dokumentat e kandidimit duhet të paraqiten tek sekretariati i Këshillit deri në datën 24.11.2023

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit