3.5 C
Pogradec
2.3 C
Korçë
3 C
Bilisht
1.1 C
Ersekë
1.5 C
Maliq
4.4 C
Liqenas
Friday, December 13, 2024

Zeqollari/ Pogradeci tek botimet e viteve 1900 dhe “trafiku” në Liqenin e Ohrit

- Advertisement -

Nga Ledjan Zeqollari:

Shqiptarët dhe Sir Fraser
Në librin e shkrimtarit britanik John Foster Fraser (1868-1936), “Pamje nga Ballkani”, i publikuar në Londër në vitin 1906, përshkruhet udhëtimi i tij në Ballkan. Në kapitullin XXII, i titulluar “Malet Shqiptare”, në faqet 233-234, autori flet për udhëtimin e tij përreth Liqenit të Ohrit:
“Pas kësaj erdhi puna e vështirë për të kaluar një varg që ngrihej rreth 3500 këmbë mbi liqen, dhe i quajtur Cafa Sane (Qafë-Thanë). Ne i drejtuam kuajt tanë. Peizazhi ishte si një peizazh skocez, kodrinor dhe për kilometra të tëra i mbuluar me fier.
Kështu në një fushë të lartë, takuam mjaft shqiptarë të gjatë dhe sypatrembur. Dallohen ferma, por jo fshatra. Shqiptari preferon jetën e vetmuar të fermës së tij të vogël mes maleve, megjithëse mund të jetë shumë kilometra larg një fqinji. Kur ai e çon buallin e tij në fusha për të lëruar tokën, ai gjithmonë merr armën me vete. Ai kurrë nuk e di se kush mund t´i afrohet.
Isha i sigurt se ata nuk kishin qëllime të këqija ndaj meje, sepse edhe pse një shqiptar do t’ju vrasë, ai nuk do t’ju vjedhë.


Ka shumë varka në liqen, në formë gondole, të shtyra me rrema të mëdha si lopatë. Çuditërisht, velat nuk përdoren kurrë në asnjë nga varkat e Ohrit (në këtë rast liqenit). Sado i shkëlqyer të jetë flladi dhe sado i gjatë të jetë udhëtimi, që ndonjëherë zgjat një ditë të plotë, e gjithë distanca bëhet me forcën e rremit. Kjo jo sepse vendasve jo se u mungon inteligjenca për të përfituar nga velat, por sepse stuhitë janë aq të papritura dhe furishme saqë në një çast një varkë me pëlhurë mund të përmbytet.


Shpesh shihet rrota e ujit e metodës së vjetër që përdoret për ujitje. Në një lloj rrotulle janë bashkangjitur njëzet ose tridhjetë kanaçe. Një burrë, ndërsa e rrotullon me këmbët e tij, kthen rrotën që ngre ujin, i cili derdhet në një ulluk dhe çohet në fushat ngjitur. Është një kombinim i thjeshtë i ushtrimeve të shëndetshme me dobinë.”
Në figurën e parë) Varka e quajtur “gjemi” në liqen si dhe një mekanizëm i përdorur për ujitje në afërsi të Strugës. Në figurën e dytë, autori i librit.
Arkivi i Bibliotekës së Universitetit të Torontos, Kanada.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit