Në Korçën e bukur e të ngrohtë, ministri Mazniku flet për rilindjen e qytetit dhe zhvillimin e mëtejshëm ekonomik.
Ministri për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku është ndalur sot edhe në Korçë në kuadrin e takimeve me drejtuesit e bashkive për njohjen me projektet dhe problematikat e tyre. Mazniku e përshkruan si të jashtëzakonshme rilindjen e qytetit, teksa shprehet se do të vijohet me mbështetje për zhvillimin ekonomik.
“Në Korçën e bukur, të dashur e të ngrohtë, sidomos sa më shumë të jetë ftohtë me Niko Peleshi dhe Sotiraq Filo.
Rilindja e jashtëzakonshme e këtij qyteti që sot, veç qytetarëve të saj, mirëpret e u shërben me aq përkushtim pafund vizitorëve në vit, është dëshmia më e madhe se sa shumë mund të realizohet kur bashkërendohet siç duhet vizioni dhe puna e qeverisë me pushtetin vendor.
Bashkë do të vijojmë të bëjmë akoma më shumë për korçarët, zhvillimin e mëtejshëm ekonomik e social të kësaj bashkie dhe përhapjen e këtij modeli fantastik në çdo qytet tjetër të vendit’ ka shkruar ministri Mazniku