Nga Stiljan Belishta
Liqeni ose Këneta e Sovjanit.
Një përshkrim, jep këtë gjëndje të kënetës së Maliqit në mesin e shek të 19-të.
“Mbi tre orë rrugë prej qytetit [d.m.th. rreth 15 km larg tij – vërejmë një sipërfaqe të madhe me ujë të ëmbël e cila zë pjesën veri-perëndimore të fushës. Ky është liqeni ‘i Sovjanit’, i cili merr formë të stërgjatur, prej veri-lindjes drejt jug-perëndimit, me një lakim diku në mes. Tek ky lakim, ujët mbulohet me bimësi ujore dhe duket sikur sipërfaqja e liqenit ndahet më dysh. Të dy këto pjesë të krijuara kështu janë: në veri për nga ana e fshatit Sovjan, është pjesa më e madhe dhe quhet, ‘Liqeni i Sovjanit’, ndërsa nga ana jugore, ku është dhe pjesa më e vogël, për nga ana e fshatit Maliq, krijohet ajo që quhet, ‘Këneta e Maliqit’. Gjithë liqeni ka gjatësi 3orë “d.m.th. rreth 15 km” dhe gjërësi 10-15 minuta “d.m.th. rreth 1,5-2 km.”
Shënim: Sipas këtyre përmasave Liqeni i Sovjanit mund kish një sipërfaqe rreth, 2250 ha.
Thuhet se gjarpërinjtë janë tepër mistikë kur çiftëzohen, madje disa mithe, (si p.sh. mithi i Tiresias) thonë se kush vret një nga gjarpërinjtë kur këta janë të mpleksur në të vetmen ekstazë të tyre të ngrohtë, ndëshkohet. Kur ndonjë djalë, vret gjarpërin femër, kthehet në femër dhe po qe se ndonjë vajzë vret gjarpërin mashkull, kthehet në djalë.
Dikur për gjarpër, njerëzit kanë ditur edhe ngjalën.
Vetë latinët і patën thirrur ngjalës “anguilla” që do të thotë gjarpër і vogël.
Por ngjalat nuk janë gjarpërinj. Ato janë një lloj і veçantë peshku ose më saktë ato janë peshq me pamje gjarpëri ose janë gjarpërinj me biologji peshku. Ngjalat nuk janë edhe fort mirë të studiuara, prandaj dhe literatura për to, është disi e varfër dhe shpesh, me të dhëna kontradiktore.
*
Njerëzit që kanë jetuar vite më parë në fushën e Korçës dhe sidomos për rreth ish kënetës-liqen të zhdukur të Sovjanit, kanë njohur më së miri dhe kanë qënë tepër me përvojë, në gjuetinë e ngjalave të cilat kanë një mish tepër të shijshëm e të ngopshëm.
Ish këneta-liqen e Maliqit apo Sovjanit, ka qënë përherë e mbushur plot me ngjala. Gjuetia e tyre prej banorëve për rreth ka qënë një art më vete, një preokupim më vete për të siguruar ushqimin familiar, madje edhe fëmijët e vegjël e kanë pas ditur se si zihet ngjala, si trajtohet, si zhvishet prej lëkure, si pritet e si bëhet gati për të ngrënë, ndërsa gratë, e kanë patur specialitet gatimin e saj plot gusto.
Të moshuarit e anëve tona, ata të cilët dalngadalë po vdesin e po rrallohen dhe të cilët, po marrin me vete një sërë kujtimesh e plot të dhëna e informacione me vlerë rreth traditave, të së kaluarës, zakoneve të zonës sonë, po qe se і pyet për ngjalat e Korçës nuk pushojnë së treguari. Ata rrëfejnë sesi, і piqnin ngjalat në hell, sesi і ruanin ato për një kohë të gjatë duke і rifutur përsëri në lëkurën e vet, sesi і kapnin nëpër llumishtet e kënetës, mjeshtëri këto dhe historira pa fund, që kur і tregojnë, shtojnë me mburje se, “këto gjëra і bënim ne në anët tona dhe të tjerët, nuk і dinë”.
Ngjalat e Maliqit, Sovjanit e sidomos të Vloçishtit jo vetëm që ishin me bollëk por ishin edhe të shijshme e me nam.
Të gjitha shkrimet historike për Korçën e kanë vënë në dukje këtë gjë.
Që para 500 vjetësh, Gjin Muzaka në historinë e shkruajtur prej tij për principatën e Muzakajve, e thekson këtë fakt teksa përmend domenet (zonat) e stërgjyshit të tij, Andrea Muzakës më 1281:
“…E piu possedi e signoriggio la citta de Corizza per insine alla villa nomine Savoiana et anco la casale de Viola dove se pigliano gran’ pesci e capituni…” (… Dhe pastaj ka edhe zotëron qytetin e Korçës deri në fshatin e quajtur Savoiana [Sovjan] madje edhe fshatin e vogël të Violas [Vloçisht ?] ku zenë peshq të mëdhenj dhe ngjala të trasha …) [Nxjerrë nga : Gjin Muzaka, 1510, “Breve Memoria de gli Discendenti de nostra Casa Musachi” tek “Chroniques Greco-Romanes”, Berlin 1873, Fq. 280]
Më pas më 1859 edhe Th. Mitko në pjesëzën e tij, “Disa shënime rreth Korçës” [Th. Mitko, “Vepra”, fq. 542, Tiranë 1981] ndër të tjera thekson se, tek ura e Maliqit ngrihen penda që: “…gjuajnë ato ngjala të famshme”.
Më 1888 përsëri edhe Karmici [“Gjeografia … ”, fq. 46, і përmend ato kur flet për liqenin e Sovjanit : “…dhe ngjala tepër të shijshme në pjesën e Maliqit…”
Kjo kënetë, u tha aty nga mesi і shekullit të 20-të por roli і saj në ngulitjen e jetës njerëzore në anët tona dhe në mirëqënien e saj, veçanërisht në fazat e para, ka qënë vendimtar.
Liqeni-kënetë në fjalë, ka patur një faunë dhe një florë të tillë që ka përmbajtur gjithçka që і është dashur njeriut për disa mijëvjeçarë. Veç ngjalave e peshqve ka patur edhe karavidhe, ligavecë, madje buaj me bollëk, lejlekë, pelikanë dhe mjelma por edhe gjarpërinj e hardhuca. Ka patur kallamishte të bollshme, shavare për të thurur rrogozat që kanë qënë për mijëra vjet aq të nevojshëm për shtroje, për banim.
E pra këneta jonë ka pas qënë e bekuar, pra ajo ka pas gjithçka