22.6 C
Pogradec
23.7 C
Korçë
23.4 C
Bilisht
21.8 C
Ersekë
23.1 C
Maliq
23.3 C
Liqenas
Thursday, October 10, 2024

Korçë/ Pas shpopullimit edhe shtesa natyrore e ulët, qindra vdekje më shumë se lindje…

- Advertisement -

Në qoftë se ne vitin 2017 në Korçë sipas burimeve të INSTAT numri i lindjeve ka qenë 581 ndërsa ai i vdekjeve ka qenë 831.

Duke vijuar me statistikat e siguruara nga Instat edhe për vitin 2018 numri i vdekjeve brenda këtij viti ka qenë më i lartë se viti i lindjeve. E thënë ndryshe, gjatë vitit 2018 kanë lindur 528 fëmijë dhe kanë vdekur 855 persona, numri më i lartë i vdekjeve që i përket moshës së tretë.

E njëjta situatë paraqitet edhe në vitin 2019,2020 dhe 2021.

Gjate këtyre 3 viteve numri i lindjeve ka qenë 1655 ndërkohe që i vdekjeve pothuajse dyfish, me 2934.

Shkaqet e uljes së numrit të lindjeve sipas sociolgeve ka të bëjë se pari me emigracionin, se dyti me kushtet e vështira ekonomike për çiftet e reja si dhe planifikimi familjar. Numri më i lartë i vdekjeve ka qenë në vitin 2021-2022 me diçka më shumë se 2000 persona në dy vjet. Kjo situatë sipas mjekëve ka të bëjë edhe me pandemine Covid 19.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit