Breshëri i një muaji më parë, krijoi probleme të shumta në sektorin bujqësor në Qarkun e Korçës. Probleme këto që po hasen tepër edhe nga fermerët e Devollit. Tani që prodhimi duhet të dilte në treg, fermerët janë të dorrëzar përballë faktit që prodhimi i tyre ishte i pakët dhe jo në cilësinë e duhur.
Ata shprehen se nuk kanë marrë asnjë kompesim nga shteti, gjithashtu fitimi për ta është nen kosto, duke i dëmtuar tepër këta të fundit dhe duke bërë të vështirë vazhdimësinë e tyre për kultivimin e produkteve bujqësore, pasi nuk kanë siguri dhe para për të investuar.
Molla, produktet e kopshtit (domate, speca, etj), fasulet dhe kultura të tjera bujësore, ishin më te prekurat nga dëmet e shkaktuara nga breshëri. Por ende fermerët nuk kanë marrë asnjë kompesim mbi dëmet.
Kjo situatë ka sjellë që fermerët për vitet e ardhshëm të jenë më të rezervuar përsa i përket punës në bujqësi, pasi edhe në vitet e tjera që janë dëmtuar nuk kanë marrë asnjë kompesim, në këto kushte shumë prej tyre marrin rrugët e emigracionit, përpara riskut për të mbjellë dhe kultivuar produkte bujqësore.A.B.Pogradecipress.al