6.7 C
Pogradec
5.8 C
Korçë
4.7 C
Bilisht
5.4 C
Ersekë
4.9 C
Maliq
6.6 C
Liqenas
Sunday, January 26, 2025

(Emri) Maliq/ Pas 12 vitesh në kërkim arrestohet 41 vjeçari

- Advertisement -

Maliq

Vijon operacioni policor kombëtar i koduar “Sundimi i ligjit” që ka si qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe të atyre që posedojnë armë zjarri, pa leje.

I dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, në lidhje me një ngjarje të ndodhur në vitin 2011, ku si pasojë e plagëve të marra humbi jetën 1 shtetas dhe u plagos lehtë djali i tij, ndalohet 41-vjeçari i shpallur në kërkim.

Si rezultat i kontrolleve të mbështetura tek informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të kryera në vijim të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, lokalizuan dhe ndaluan shtetasin në kërkim Bledian Demiri, 41 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas, me 1 vit burgim, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 25.07.2011, në fshatin Pojan, Maliq, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, u plagos rëndë me sende të forta dhe grushte, një shtetas, i cili për pasojë humbi jetën, si dhe u dëmtua lehtë djali i tij.

41-vjeçari kishte dijeni për këtë ngjarje, por nuk e kallëzoi te organet përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit