Banorët e Pustecit ditën e sotme kanë dalë në protestë për lëndën drusore. Sipas tyre këtë vit ka qënë e pamundur sigurimi i masës së druve të nevojshme për ngrohje. Ata shprehen se kjo problematikë ka ardhur si pasojë e kufizimeve të shumta të vendosur nga agjencia e zonave të mbrojtura, duke qënë se kemi të bëjmë me zonën e Parkut Kombëtar të Prespës. Banorët të revoltuar kanë thënë se e kanë të pamundur që sivjet të mund të marin drru zjarri.
Për situatën e krijuar të protestës ka reaguar edhe kryetari i bashkisë të këtij qyteti Pali Kolevski, i cili tha që banorët kanë të drejtë për protestën. Ai ndërkaq shtoi se kërkesa e 800 familjeve shkon deri në 8mijë m3 dru zjarri sipas parashikimit paraprak. Ndërsa sipas një peticioni kërkesa për dru zjarri është 5200 m3 dru. Në këto kushte duke qënë se sipërfaqja pyjore në parkun e Prespës është një zonë e mbrojtur e vetmja mundësi për të siguruar bazën drusore është pastrimi dhe rrallimi i pyllit, nga e cila përfitohen sasia e nevojshme e drurëve të zjarrit, por procedura e magazinimit të kësaj sasie drusore vonon shpërndarjen e tyre tek banorët e Pustecit dhe fshatrave të tjerë. Në këto kushte Pali Kolvski kërkoi që sasia drusore të mos magazinohet, por të shpërndahet direkt tek banorët, pasi jemi në momentin që pritet ulja e menjëhershme e temperaturave dhe qindra familje janë akoma pa dru zjarri.
Duke qënë se kemi të bëjmë me një zonë të mbrojtur në bashkinë Pustec nuk ka asnje kontraktor privat për tregtimin e lëndës drusore. Shpesh herë mungesa e druve ka qënë problematik në të gjithë zonën, ku banorët e kësaj zone kanë protestuar dhe më herët për këtë situatë. Ata presin këtë herë nga agjencia e zonave të mbrojtura të rivlersoj edhe herë kufizimit e vendosura nga ana e tyre. Kjo protestë u mbajt përpara bashkisë së zonës minoritare, në një ditë kur pritej te kishte një vizitë zyrtare drejtoresha e përgjithshme e agjencisë së zonave të mbrojtura që pritej të diskutonte mbi problemin, por kjo e fundit për shkaqe familjare nuk mundi të ishte në takim. E.X.Pogradecipress.al