Moment tepër emocionues! Shkrimtari i madh Skënder Rusi interpreton poezinë “Kapiteni i Anijes”. Video e realizuar në promovimin e librit të rradhës “Dalëngadalë unë po bëhem ikje”.
KAPITENI I ANIJES – Skënder Rusi
Dhe vjen një çast kur mua më vjen keq,
Që kaq të lodhur sot ju po më gjeni!
Po bëhen shumë dete
që unë dot s’i ndjek,
U mplak kapiteni!
Rrethuar jam me ujëra të mbetura,
Anije si kjo më s’do të gjeni!
Brenda saj jam unë
me dashuritë e vdekura,
U lodh kapiteni!
Unë e di që duhet të vdes me të,
Në fund të detit bashkë do të jemi!
Ndaleni këtë anije që po mbytet pranë jush,
Jam kapiteni!
Dhe vjen një çast kur mua më vjen keq,
Që me këtë anije më nuk do të jem!
Unë i dhashë asaj lavdinë
që përgjithmonë ta ketë!
Ajo më dha vdekjen
që përgjithmonë ta kem!
Djall o kapiten!