5.6 C
Pogradec
4.4 C
Korçë
3.8 C
Bilisht
3.6 C
Ersekë
3.7 C
Maliq
5.3 C
Liqenas
Monday, December 2, 2024

Maliq/ Dy sëmundjet që i kanosen bletëve. Mjalti arrin rekordin e çmimit në treg, ja çfarë duhet të bëjnë bletërritësit…

- Advertisement -

Qarku i Korçës, i cili ka reth 52 mijë familje bletësh  nga 360 mijë që janë në të gjithë Shqipërinë, përgatitet për dimërimin që njihet ndryshe procesi më i rëndësishëm, i cili do të përkthehet në ruajtjen sa më të mirë të bletës gjatë dimërimit. Korça mbahet si vendi me numrin më të lartë të familjeve të bletës, pasi kushtet klimatike janë të favorshme për bletët.

Vairatiza dhe Nonzema janë dy nga sëmundjet të cilat e prekin më së shumti bletën, për të cilën bletëritësit duhet të ushtrojnë një kujdes më të shtuar, pasi sipas Kledian Kosturit (Kryetar i Shoqatës së bletëritësve)  mos marrja e masave në kohë mund të bëjë që bleta të zbrazë kosheren. Ai u shpreh se bletët duhet të kenë kushtet më të mira si ngrohtësia dhe kosherja ku ato qëndrojne pasi kushtet më të mira sjellin prodhim më të mirë nga bletët. 

Ndërkohë sipas Kosturit sivjet prodhimi i mjaltit ka qënë tepër i mirë, ku për familje bletë varion nga 10-15 kg. Gjithashtu sipas tij i gjithë produkti është tregtuar lehtësisht në treg.

Çmimi në tregun me pakicë i mjaltit varion nga 15 mijë  deri në 25 mijë lekë kilogrami në varësi të llojit të tij. Ndërsa sipas burimeve zyrtare në Sektorin Veterinar në Qarkun e Korçës shumica e bletëritësve është suvencionuar, por deri në këto momente me 60% e vlerës se përcaktuar, ndërsa pjesa tjetër pritet të jepet në fund të këtij viti.

Gjithashtu sektori i bletarisë ka një rritje nga viti në vit në të gjithë qarkun. E.X.Pogradecipress.al

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit