4 C
Pogradec
3.6 C
Korçë
2.4 C
Bilisht
3.2 C
Ersekë
2.4 C
Maliq
3 C
Liqenas
Friday, February 14, 2025

Protestë në Dishnicë/ Banorët: Uji i pijshëm vjen i ndotur! UK Korçë s’kemi pasur ankesa nga banorët…

- Advertisement -

Banorët e Fshatit Dishnicë në Bashkine e Korçës, kanë dalë këtë te mërkurë në protestë për  ujin e pijshëm. Mbi 2000 banorë në këtë fshat i cili ndodhet vetëm pak kilometra larg korçës, vuajnë prej 4 muajsh nga uji i ndotur që vjen nga rrjeti i sapo investuar, i cili menaxhohet nga UK Korçë. Banorët shprehen se më herët ata e kishin vetëmenaxhim ujin e pijshëm, për rrjetin e të cilit kanë investuar vetë dhe në atë kohë ai ishte i pastër dhe pa problematika të tilla. Por me ndërtimin e rrjetit të ri dhe marrjen në menaxhim nga ndërmarrja e ujësjellsit, uji vjen gjithmonë i ndotur dhe i papijshëm, aq sa ka dëmtuar dhe paisjet elektroshtëpiake.

Në protestën e sotme ata kanë kerkuar që ndërrmarrja e ujësjellësit të marri masa për problematikën dhe që vetë fshati të marri përsëri në menaxhim ujin e pijshëm. Gjithashtu banorët shtuan se nësë nuk marrin një reagim të shpejt që prej ditës së sotme, do të vazhdojnë protestat deri në realizimin e kërkësave të tyre.

Në këtë fshat dikur banorët e zonave të tjera vinin për të mbushur ujë, por me investimin e ri edhe vetë banorët e Dishnicës po mbushin ujë në zonat afër fshatit të tyre, duke vështirësuaar përditshmërinë dhe duke rritur koston për ta. Rreth 70 protestuesit paralajmërojne përshallzimin e protestës për situatën aktuale.

Në një komunikim me përfaqësues të UK Korçë bëhet e ditur se analizat e kryera edhe në tre ditët e fundit janë të pastra dhe brenda parametrave. Ndërsa pjesa e menaxhimit sipas tyre edhe më parë nuk është kryer nga banorët, ndërsa për shqetësimet e shprehura në protestë zyrtarët e UK Korçë thonë se nuk kanë djeni dhe se nuk kanë pasur asnjë ankesë zyrtare nga banorët.A.B.Pogradecipress.al

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit