Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. L., 55 vjeç, banues në Pogradec, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, në afërsi të fshatit Leshnicë, Pogradec, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se 55-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur;
E. Ç., 42 vjeç, banues në fshatin Stropskë, Pogradec, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, në afërsi të fshatit Buçimas, Pogradec, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” është përplasur me automjetin tip “Benz”, duke i shkaktuar dëme materiale, dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Më pas, ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë dhe pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. E.X.Pogradecipress.al