Gjatë takimit në Asamblenë e PS-së, Rama tha se vendi ynë është më mirë se sa Franca. Duke bërë një krahasim të situatës kriminale në vend .
Ai u shpreh se numri i rasteve kriminale ëahtë ulur
“Ne kemi sot një vend që është vend i sigurt., Këtë se them unë, por e thonë të tërë. E keni parë vetë se sa shumë…ka disa prej këtu që janë disa që janë prej ditës së parë që unë jam në këtë rol që e kujtojnë se në 2013 kur bënim fushatë. Në të gjitha takimet ishte; na mbroni nga hajdutët që na vjedhin shtëpitë. Na mbroni nga kriminelët se nuk na lënë rehat. Ishin tmerruar pilat se njerëzit po e po. Gdhihej pula te i zoti, në darkë në kthetrat e hajdutit. Krimi i organizuar po e po dhe krimi ordiner ishin po e po. Vitin e kaluar kishim vitin më të mirë se herët e tjera sa i takon uljes së numrit të vrasjeve. Turistët e huaj thonë që mbresa e parë kryesore është siguria dhe qetësia. Sot kjo nuk është më diçka siç ka qenë në vitet e shkuara. Isha në Paris. Kam qenë në Paris edh më parë. Sot në Paris nuk është siç ka qenë përpara. Nuk del dot kollaj në çdo orë të natës. Njerëzit thonë; kemi frikë të dalim natën se të vjen dikush të rrëmben çantën apo orën. Kjo është e rëndësishme. Kemi akoma për të bërë në këtë drejtim që të konsolidojmë imazhin. Është e habitshme në një kuptim, por ne që takojmë edhe për shkak të detyrën të huaj që thonë; dola mbrëmë natën dhe ishte kënaqësi”, tha Rama.