6.4 C
Pogradec
6.6 C
Korçë
6.6 C
Bilisht
4.5 C
Ersekë
5.3 C
Maliq
7.5 C
Liqenas
Thursday, December 12, 2024

‘Njeriu ndryshon Hapësirën apo Hapësira Njeriun?’

- Advertisement -

Njeriu  kanë një tru shumë të zhvilluar, i aftë për të kryer koncepte abstrakte si arsyetimi, të folurit, analiza e vetvetes dhe zgjidhja e problemeve. Kjo aftësi mendore, e kombinuar me një trup vertikal që i mundëson duarve manipulimin e objekteve, e ka bërë njeriun të përdorë shumë më mirë se çdo specie tjetër veglat.
Vegla te cilat I mundësojnë aktivitetin e tij në hapsire. Hapsira kuptohet si një “mbajtës”, për të gjithë trupat apo sendet lëndore, gjeometrike që në thelb rrethojne botën tonë.  Vendbanimet tona. Vendbanimet e para njerëzore ishin të varura nga sasia e ujit dhe në varësi të jetesës, resurse të tjera natyrore si tokat pjellore për rritjen e prodhimeve bujqësore dhe të bagëtisë, ose në stinë të caktuara duke gjuajtur pre të ndryshme. Gjithsesi, njerëzit kanë një aftësi të madhe për të ndryshuar habitatin e tyre me metoda të ndryshme, si ujitja, planifikimi urban, ndërtimi, transporti, prodhimi i mallrave, shpyllëzimi madje dhe shkretëzimi. Megjithatë, mënyra se si habitati ndryshohet është një përcaktues i rëndësishëm në ndryshimin e popullsisë. 
Njeriu vetvetiu është subjektiv. Qe në takim me të tjerët ai mundët të objektivizoj mendimet e veta. Për të qenë objektiv, atij i nevojitët tjetri, sepse  përmes tjetrit reflektohen qëndrimet dhe vlerësimet të cilat prapë kthehen tek ai, atëherë ai e objektivizon qenësinë e vet. Dhe, pikërisht për këtë njeriu ka nevoj për takim e shoqërim, për lidhje – marrëdhënie; ai në vete bartë nevojën për ndërtimin e bashkësisë, edhe atë jo vetëm për atë familjiare, por edhe atë më të gjerë si shembull bashkësinë fisnore, nacionale e shtetërore. Kjo nevoj për shoqërim rrjedh edhe nga vetdija e tij se vet është i dobët dhe do të arrij atë çka është  e pamundur për të.
I vetmi ligj që nuk ndryshon është ligji I ndryshimit. Njeriu ndryshon veten, ndryshon tjtrin, ndryshon hapësirën, ndryshon gjithçka.
Hapsira në vetvete është diçka boshe, deri në mometin kur njeriu e ndryshon ate. Nese themi se Hapsira nuk e ndryshon njeriun gabojmë.  Sepse sipas hapësirës njeriu përfiton tiparet përkatëse.,ngjyren, aftësi, cilësi, mangësi, etj pra Hapsira është një mantel i njeriut që bën pjes në të. Në thelb është shum e thjeshtë. Njeriu menaxhon, ndryshon, përdor hapësirën duke e sjell në përshtatje të asaj çka ai do. Përgjigja që Hapsira I jep njeriut  është proces I evoluimit njerëzor që në thelb ka qenë eshte dhe do të jetë brenda nesh.

By:Endri Axhi

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit