6.5 C
Pogradec
9.4 C
Korçë
6.3 C
Bilisht
7.7 C
Ersekë
8.7 C
Maliq
6.9 C
Liqenas
Tuesday, February 18, 2025

Velitërnë – Maliq/ Kisha dhe Xhamia janë ndërtuar ngjitur, banorët thonë se…

- Advertisement -

Gazetar: Endri Axhi

Fshati Velitërnë ka 1070 banorë dhe ndodhet në Bashkinë e Maliqit Njësia Administrative Pirg. Banorët merren kryesisht me bujqësi e blektori. Fushat e fshatit velitërne prodhojnë produkte të freskëta dhe bio. Që në hyrje të lind ndjesia e një fshati harmonik me njerës punëtorë. Harmonia fetare është ndër pikat më të forta të popullit Shqiptar. Këtë harmoni mësë miri e gjejmë në fshatin Velitërnë.  Atje ku Kisha dhe xhamia bashkejetojnë me njëra tjetrën. Në velitërne ritualet e një të krishteri bëhen dhe nga një musliman.

Kryetar i Fshatit Syrja Hmzallari na tregon se këtu një i krishterë që hedh lek në Kishë patjetër shkon dhe hedh lek në Xhami. Një musliman hedh lek ne Xhami e patjetër shkon dhe hedh lek në kishë. Rituale te ndryshme fetare respektohen ne shënjë harmonie dhe respekti për fetë e tjera. Syrja Hamzallari na tregon gjithashtu se që në kohet e krijimit të fshatit banoret ishin në harmoni me njeri tjetrin.

Kudret Pera,ndër banorët  më të vjetër të këtij fshati na tregon historinë e pazakonte të këtij fshati duke na sjellë edhe shembuj te ndryshëm te harmonisë fetare që egziaton në këtë fshat. Ai na tregon gjithashtu për hiatoritë e martesave mes të krishterëve dhe muslimanëve. Syrja Hamzallari gjithashtu na tregon edhe  menyren e vendosjes së kishave ne ketë zonë duke formuar kështu ne formë ajrore Një kryq me njëra tjetrën. Madje Syrja Hamzallari është i hapur që ne zonen ku janë vendosur kisha dhe xhamia janë të kënaqur dhe mirëpresin cdo fe tjetër të ngrene godinën e tyre të kultit. Kudret Pera Si ndër më të vjetërit e fshatit Velitërnë jep një mesazh të rëndëaiahëm duke thene se :- ‘’Feja Ne nuk na ka ndarë, përkundrazi ajo na ka Bashkuar’’.E.X/Pogradecipress.al

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit