0.4 C
Pogradec
0.8 C
Korçë
-0.6 C
Bilisht
1 C
Ersekë
-0.2 C
Maliq
0.9 C
Liqenas
Tuesday, January 14, 2025

(EMRI) Pas 2 muajsh ndjekje nga policia, arrestohet 58 vjeçari në Korçë, transportonte…

- Advertisement -

DVP Korçë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Midnight 23”.

Operacioni i finalizuar pas hetimeve 2-mujore, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesave, për kalim të paligjshëm të kufirit. 

U kap duke transportuar me automjet (furgon) kundrejt pagesës, 26 emigrantë, kapet dhe vihet në pranga 58-vjeçari Vullnet Koci.

Sekuestrohet furgoni me të cilin po transportoheshin këta shtetas dhe 2 aparate celularë.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë, pas hetimeve 2-mujore të kryera për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve nga Vendet e Treta, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, drejt vendeve të BE-së, finalizuan operacionin policor të koduar “Midnight 23”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Vullnet Koci, 58 vjeç, banues në Durrës.

Në aksin rrugor “Bilisht-Pogradec”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin furgon tip “Benz”, me drejtues shtetasin Vullnet Koci. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u konstatuan 26 emigrantë të paligjshëm, të cilët do të transportoheshin nga ky shtetas kundrejt pagesës, drejt vendeve të BE-së.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti furgon me të cilin po transportoheshin emigrantët e paligjshëm dhe 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Për videon e arrestimit, klikoni linkun:

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=863454748670376&id=100063251649548&fs=e&s=7MtrtK&mibextid=z9DgKg

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit