Plantacione të tëra me ullinj në zonën e Qesaratit dhe të Krahësit në Bashkinë e Memaliajt kanë mbetur pa vjelur. Shkak është mungesa e fuqisë punëtore.
Me dhjetëra hektarë me ullinj e ka bërë këtë zonë më prodhueset e vajit të ullirit mirëpo këtë vit vërehet mungesa e fuqisë punëtore, për rrjedhojë ulliri ka mbetur në pemë.
“Ullinj kanë mbjellë njerëzit por nuk I përballojnë se këtu ka mbetur vetëm mosha e tretë. Këtë vit është rrit pazari i vajit. Tek ne njerëz nuk ka nuk gjen forca punëtore se ka ikur rinia. Kanë mbetur pa vjelur. Mungesa e fuqisë punëtore është problem, ata që kanë mbetur kërkojnë 30-40 mijë në ditë. Fuqia punëtore 50 vjeç e lart, mos të themi që s’ka fare. Po ikin njerëzit. Kemi mbi 10 ha ullishte, kostoja shkon e lartë. Fuqia punëtore këtu vetëm gratë kanë mbetur dhe e kanë problem për ti mbledhur”.-thanë fermerët.
Ndërsa kryetari i Njësisë Administrative Qesarat tha se shqetësim mbetet infrastruktura rrugore.
“Është një shqetësim i drejtë në të gjitha qendrat administrative. Vjet kishte prodhim dhe nuk u shit vaji. Sivjet gjithë rinia ka emigruar, ka prodhimtari ulliri por jo si vjet dhe është problem vjelja. S’ka fuqi punëtore dhe do mbetet pa vjel. Ata punëtore që janë kërkojnë para shumë. Ky është shqetësim I madh. Shumë parcela s’kanë rrugë për të vajtur makineria. Pa rrugë s’kanë ku e çojnë prodhimin.”- Budjan Kapa.
Fermerët thanë se këtë vit çmimi i vajit të ullirit do të dyfishohet, diktuar nga fabrikat, të cilat marrin 10 mijë lek për të përpunuar në vaj 1 kuintal ullinj.
“Çmimi i vajit nuk varet nga neve. Varet nga fabrika, nga grumbullimi”.-tha një fermer.
Një vit më parë vaji i ullirit me shumicë shitej me 450 lek për litër, ndërsa këtë vit shkon deri në 1 mijë lek për litër.
Burimi: Shqiptarja.com