Me ardhjen e Nëntorit mund të themi se kemi hyrë zyrtarisht në stinën e dimrit pasi temperaturat kanë nisur të ulen dhe në disa zona malore kanë nisur reshjet e dëborës.
Por pavarësisht këtyre, në vend ka ende shkolla ku lagështira është në nivele të frikshme, mungon sistemi i ngrohjes, apo një sobë druri.
Një shkollë e tillë ndodhet në fshatin Gostivisht të Kolonjës.
Banorë të këtij fshati i janë drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar gjendjen e mjerueshme në shkollën “Ropi Stillo” e cila është lënë krejtësisht në harresë nga kryebashkiaku Erion Isai.
Ata thonë se askush, me në krye Erion Isain, nuk merr mundimin për ta pastruar shkollën e cila është mbuluar nga balta dhe lagështira.
E sikur të mos mjaftonin këto, qytetarët i kanë bërë kërkesë kryebashkiakut për një sobë druri, pasi dimri ka ardhur dhe nxënësit, bashkë me fëmijët e kopshtit që ndodhet brenda shkollës nuk kanë me çfarë të ngrohen.
Qytetarët thonë se kryebashkiaku Erion Isai është vënë në dijeni të kêsaj situate, por duke qenë se atij i interesojnë vetëm shkollat e qytetit, as që kujtohet për fshatrat.
Denoncimi i qytetarëve:
Pershendetje Ju kam derguar nje vidio ku duket ne cfar gjendje eshte katandisur shkolla ku mesojne femijet tane dhe nuk po mer mundimin askush me te vine te bejne nje pastrim me ne krye kryetari i bashkise Erion Isai I interesojne shkollat e qytetit dhe per shkollat e fshatrave nuk do tja dije ju lutem publikojeni emri shkolles Ropi e stillo gostivisht Kane bere dhe nje kerkese per nje sobe druri per tu ngrohur ne dimer dhe nuk duan ti sjellin jemi ne fshat dhe dimri fillon qe ne nentor
Dhe ne kte kat ndodhet kopshti femijet po rine ne mes te ksaj lageshtije dhe mbi te gjitha jane vene ne dijeni te kesaj situate
Burimi: JOQ