Godet të afërmen me grushte në fytyrë dhe më pas tenton ta godasë me thikë, arrestohet nga policia autori. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pancarë të Devollit pasditen e së shtunës.
Bashkëshortja e kushëririt të autorit ka marrë dëmtime në fytyrë dhe pasi është dërguar në spitalin e Devollit mjekët konfirmojnë se është në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Ndërkohë policia ka arrestuar autorin dhe me të po kryen veprime të mëtejshme procedurale.