5.4 C
Pogradec
4.6 C
Korçë
3.8 C
Bilisht
4 C
Ersekë
3.8 C
Maliq
5.4 C
Liqenas
Monday, December 2, 2024

Çfarë po ndodh! 2 persona të arrestuar dhe 2 në kërkim në Qarkun Korçë…

- Advertisement -

DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas dhe vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll arrestuan në flagrancë shtetasin J. Z., 63 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll, pasi në gjendje të dehur dhe për motive të dobëta ka goditur me grushte dhe ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e kushëririt të tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin D. P., 42 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap në lagjen nr. 4, Korçë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

U. Z., 60 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se i ka dëmtuar murin mbajtës të banesës dhe ka futur materiale të ndryshme në bodrumin e banesës së komshiut, pa dijeninë e tij;

V. Q., 42 vjeç, banues në fshatin Bishnicë, Pogradec, pasi u kap duke transportuar me një automjet tip furgon, një sasi dru zjarrit, të prerë në mënyrë të paligjshme;

T. B.(Gj)., 53 vjeçe, banuese në fshatin Çërravë, Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë nëpërmjet telefonit, një 53-vjeçare.

Gjithashtu po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe vijon puna për kapjen e shtetases K. B., 26 vjeçe, banuese në fshatin Çërravë, Pogradec, pasi dyshohet se i ka marrë pa të drejtë bashkëjetuesit të saj, dy fëmijët e tyre të mitur, të moshave 5 dhe 2 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe vijojnë punën për kapjen e shtetasit V. B., 40 vjeç, pasi në fshatin Lozhan, dyshohet se ka kryer punimi ndërtimi pa leje dhe ka prerë dru në mënyrë të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit