Fusha e Maliqit është kultivuesi më i madh i kulturës së fasules në qarkun e Korcës, me një sipërfaqe të mbjellë në më shumë se 180 ha. Kushtet klimaterike bënë që sivjet prodhimi të ishte më i pakët dhe për pasoje cmimi të dyfishohet në treg.
Drejtori i sektorit bujqësor ne bashkinë Maliq, Arben Dulellari thotë se rreshjet e para të shiut dhe temperatura mbi 30 gradë celcius, dëmtoi në fazën e parë prodhimin e fasules, ndërsa tashmë sipas tij cmimi i këtij produkti në krahasim me një vit më parë ka shkuar nga 250 lekë për kg në 500-600 lekë për kg.
“Fasulja kultivohet në të gjithë Bashkinë Maliq, por më tepër në zonën fushore, konkretisht në njesitë administrative Pojan, Vreshtas, Pirg dhe Libonik. Këtë vit prodhimi i fasuleve nuk ka qënë në nivelin e viteve të tjera për shkak të kushteve të motit. Gjatë pranverës koha u shoqërua me temperatura të ulta me luhajte, gjë që solli sëmundje të ndryshme për këtë kulturë. Më pas u shoqërua me tepmeratura të larta mbi 30 gradë Celsius, që solli probleme në lulet dhe bishtajat e fasules. Fasulja po shitet me çmime të kënaqshme, kryesisht po kërkohet nga tregëtarët Kosovarë që më pas e çojnë në Gjermani për shkak të cilësisë së mirë dhe cilësor. Cmimi vjet ka qënë 250 lekë ndërsa sivjet ka shkuar deri në 600 lekë.” Shton Arben Dulellari
Më tej Dulellari shton se prodhimi shkon për eksport në vende te ndryshme përfshirë dhe Kosovën. Ndërkaq Oli Bregasi një prej fermerëve të fshatit Orman pohon faktin se prodhimi sivjet ishte më i pakët, por potencon se fasulja e zonës kërkohet më shumë në treg ndryshe nga vitet e tjera.
Nga një vëzhgim në tregun e Korçës, fasulja tregëtohej më shumë se 550 lekë, duke arritur kështu shifra të çmendura. Ndërkohë tregëtarët jashtë kamerave pohojnë se është ulur fuqia blerëse për shkak të çmimeve, të cilat sipas tyre janë rritur nga vetë prodhuesit dhe grumbulluesit. Ky vit në qarkun e Korçës edhe në kulturat e tjera bujqesore ka qënë jo i favorshëm për shkak të skenareve të ndryshme të motit të cilay kanë dëmtuar dhe prodhimin.