Një protestë është zhvilluar ditën e sotme nga banorët e fshatit Guras te Njesisë Administrative Buçimas në Pogradec, të cileve i është bllokuar një nga dy rrugët kryesore, konkretisht ajo që lidh Gurrasin me Drilonin. Sipas banorëve e gjithë situata ka ardhur për shkak të ndryshimit të projektit, ku vetëm një nënkalim do i jepte zgjidhje këtij problemi.
Kryeplaku i zonës gjithashtu tha se fshati i është drejtuar Bashkisë dhe Ministrisë me një pedicion të firmosur nga 260 banorë për të ndaluar punimet dhe per të ndërtuar nënkalimin, por përgjigjia ka qënë se nuk ka më fonde.
Banorët shprehen të shqetësuar pasi kjo gjendje e zgjat rrugën që lidh tokat bujqësore dhe fshatin me zonën turistike. Gjithashtu ata thonë se edhe pse projekti i ka zene tokat, ende ata nuk jane kompesuar pavarsisht vlerës së ulët të shpronësimit.
Vetë inxhiniëri i projektit disa herë i bëri thirrje puntorëve të vazhdojnë punën gjatë protestës, por puna vazhdoi në kantier. Banorët e Gurrasit pritet të zhvillojnë edhe në vazhdim protesta deri në momentin që do të realizohet kërkesa e tyre për ndertimin e një nenkalimi.

