Burimi: Balkan web
Raportime për ndërprerje të energjisë elektrike kanë ardhur në disa pjesë të kryeqytetit, por duket se kjo ka ndodhur jo vetëm në Tiranë.
Raportime për një gjë të tillë kanë ndodhur në disa qytetësi Durrësi, Elbasani, Kukës dhe Korçë.
Energjia i është ndërprerë edhe Gjykatës Kushtetuese ku po shqyrtohet padia e Partisë Demokratike në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës, e cila mbante detyrën e Ministres së Jashtme.
Mirëpo ndërkohë që seanca vijonte, transmetimi i saj live është ndërprerë.
Operatori i Sistemit të Transmetimit ka sqaruar se defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin.
OSHEE nuk ka bërë asnjë njoftim për ndërprerjen e papritur të energjisë elektrike në të gjithë vendin.