Luiza Gega e pesta në europianin e atletikës me kohën 9.22.92
Ky është rezultati më i mirë personal i sezonit për Kampionen tonë. Një garë shumë e fortë ajo e 3000m me pengesa, në “Stadio Olimpico”, ku atletja shqiptare, kampionia e Europës në fuqi, ka luftuar deri në metrat e fundit, për më tepër mes reshjeve të shiut.
Titulli i kampiones i shkoi francezes Finot, ndërsa në podium u ngjitën gjermania Krause dhe britanikja Bird.
Luiza Gega e mbylli në vendin e pestë pas kenianes që garon për Rumaninë, Rutto.



Pëlqej
Komento
Ndaj

