17.1 C
Pogradec
18.3 C
Korçë
17.9 C
Bilisht
17.4 C
Ersekë
17.3 C
Maliq
18 C
Liqenas
Monday, May 11, 2026

Rënia e çmimeve të importit me 1,9% lajmëron inflacion të ulët…

- Advertisement -

Burimi: Revista Monitor

Krahasuar me tremujorin e parë 2023, indeksi i çmimeve të importit shënoi një ulje me 1,9%, një vit më parë ky ndryshim ishte me rritje 1,2%.

Ulja e çmimeve të importit lajmëron ulje të inflacionit në vijim.

Sipas INSTAT, çmimet e importit të produkteve në seksionin “Industri nxjerrëse” shënuan ulje me 2,9%, pasuar nga seksioni “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” me 2,5%, “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 1,4%.

Çmimet në seksionin “Industria përpunuese” me peshën më të madhe prej 93,5% shënuan një ulje prej 1,8%. Brenda këtij seksioni ulja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktivitetit “Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara” me 5,6%, pasuar nga “Prodhimi i drurit dhe produkteve prej druri dhe dushku, përveç mobiljeve; prodhimin e artikujve prej kashte dhe xunkthi” me 5,0%, “Prodhimi i produkteve të duhanit” me 4,1%, “Përpunimi i tekstileve” me 3,8%, “Prodhimi i produkteve të kauçukut dhe plastikës” me 3,2%, “Prodhimi i makinerive dhe pajisjeve p.k.t” me 3,0%.

Nga ana tjetër çmimet në aktivitetin “Prodhimi i produkteve metalikë të fabrikuar, përveç makinerive dhe pajisjeve” shënuan rritje me 2,8%, pasuar nga aktivitetet “Prodhimi i mjeteve të tjera të transportit” me 1,4%, “Prodhimi i pijeve” me 1,1% dhe “Industri të tjera p.k.t” me 0,2%.

Krahasuar me tremujorin e katërt 2023, çmimet në seksionin “Energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” shënuan ulje me 1,8%, pasuar nga seksionet “Industria nxjerrëse” me 0,8% “Industria Përpunuese” me 0,7%.

Brenda seksionit “Industria përpunuese” ulja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktivitetit “Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” me 2,5%, pasuar nga “Prodhimi i drurit dhe produkteve prej druri dhe dushku, përveç mobileve, prodhimin e artikujve prej kashte dhe xunkthi” me 1,6%, “Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara” me 1,3%, “Konfeksionimi i veshjeve” me 1,2%, etj. Nga ana tjetër çmimet e seksionit” “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” shënuan rritje me 1,2%.

Indeksi i Çmimeve të importit duke filluar nga tremujori i parë 2024 do të llogaritet me bazën e re. Viti 2021 do të shërbejë si periudhë bazë për llogaritjen e indeksit (Viti 2021=100).

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit