Bashkia e Korçës po ju heq frymëmarrjen e mbijetesës dhjetëra familjeve të varfra, duke ju rritur me 20% qeranë për banesat sociale.
Një tjetër krim social i shëmtuar i “Rilindjes”, që në vend t’ju rritë ndihmën ekonomike qytetarëve në nevojë, ju rrit kostot e papërballueshme të jetesës.
Mbështes plotësisht protestën e sotme para Bashkisë së Korçës të qytetarëve në nevojë që rrezikojnë të mbeten të pastrehë nga ky vendim kriminal.
Ndaj është jetike të vemë sa më parë në jetë 5 prioritetet e Partisë së Lirisë për të mbështetur familjet për strehimin social, për uljen e kostos së jetesës duke rritur vendet e punës dhe prodhimin kombëtar, duke rritur dhe dyfishur në nivelin e rajonit pagat dhe pensionet, si dhe duke mbështetur shtresat në nevojë.
https://youtu.be/NSulf6a4ZrY?si=tvpRREd4jW4wMuA-