Rreth 200 seanca gjyqësore do të pezullohen për 3 ditë, sipas bojkotit të avokatëve në qytetin e Korçës.
Arsyet e kësaj vendimmarrjeje kanë të bëjnë me solidarizimin në lidhje me rastin e avokatit Sokol Mengjesi, por jo vetëm. Gjithashtu, bojkoti lidhet me të gjitha problematikat që hasin avokatët në jetën reale. Sidomos në periudhën e reformës së drejtësisë dhe hartës së re gjyqësore, e cila ka sjellë rritje në aktivitetin e avokatëve. Ndër kërkesat e avokatëve është edhe statusi i tyre ligjor, një mbrojtje e veçantë me ligj për avokatin. Pasi rastet e dhunës ndaj avokatëve janë evidentuar në disa dhoma dhe për avokatë, kjo është bërë një shqetësim i madh.
Sipas Tarellit në dhomën e avokatisë në Korçë është referuar vetëm një rast, rasti mediatik i Entela Dvoranit. Dhuna psikologjike padyshim ekziston ndaj avokatëve, e cila vjen si rezultat i zgjatjes së proceseve gjyqësore.

