4 C
Pogradec
3.6 C
Korçë
2.4 C
Bilisht
3.2 C
Ersekë
2.4 C
Maliq
3 C
Liqenas
Friday, February 14, 2025

Korçë/ Bashkia ngre qiranë për banesat sociale. Ngrihen në protestë banorët…

- Advertisement -

Rritja e nivelit të qirasë për banesat sociale, të cilat jepen nga bashkia për familjet në nevojë ka bërë që këto të mblidhen për të protestuar para bashkisë së Korçës dhjetëra familje. Sipas banorëve, vlera e qirasë për banesat sociale do të rritet me 700 lekë për garsonierat, 1300 lekë për apartamentet 1+1 dhe 1600 lekë për apartamentet 2+1, një rritje e papërballueshme për këto familje të cilat janë me probleme të shumta sociale.

Ndyshimi është miratuar gjatë paradites së së martës në mbledhjen e këshillit bashkiak në Korçë, pas materialit të sjellë nga ekzekutivi ku sqarohej se ky ndryshim në nivelin e qirasë kryhet për shkak të indeksimit të çmimeve. Sipas drejtores së shërbimit social, kjo rritje ka ardhur gradualisht përveç viteve të pandemisë. Banorët, sipas saj, janë të njohur me indeksimin e qirasë sepse e kanë në kontratë të cilën e rinovojnë çdo vit.

Në Korçë janë gjithsej 98 familje që preken nga rritja e nivelit të qirasë. Sipas banorëve, vetëm 20% e tyre janë në marrëdhënje pune ndërsa pjesa tjetër është me probleme të shumta ekonomike, me pension invaliditeti dhe pleqërie. Nisur nga kjo, ata kërkojnë nga bashkia e Korçës që të rishikohet kjo vendimmarrje dhe të mbahet premtimi për privatizimin e banesave.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit