Foto ilustruese
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin E. Ç., 35 vjeç, banues në Pogradec, pasi në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet tjetër, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

