11.1 C
Pogradec
10.9 C
Korçë
10.5 C
Bilisht
8.8 C
Ersekë
10.2 C
Maliq
11.4 C
Liqenas
Tuesday, March 25, 2025

Peshkimi në Liqen/ Ndalohet peshkimi në liqenet e Ohrit dhe Prespës që prej 20 prillit

- Advertisement -

Prej datës 20 prill ndalohet peshkimi në liqenin e Ohrit dhe Prespës, të peshkut të familjes së Krapit sipas vendimit të marrë nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me qëllim mbrojtjen e riprodhimit të peshkut në këtë sezon.

Jaçe thotë se ka pasur raste të pakta të peshkimit të paligjshëm në liqen. Më tej ai shton se kushtet atmosferike nuk kanë qenë shumë të favorshme për specien e familjes së Krapit.

Shoqata e peshkatarëve në Pogradec numëron 220 subjekte që ushtrojnë aktivitetin në 32 km vijë bregliqenore. Veç ndalimit të peshkimit në periudha kohore të përcaktuara, një masë tjetër e rëndësishme është edhe shtimi artificial i peshkut duke hedhur rasatët e tyre në liqen, kryesisht të Koranit, një specie e rrallë endemike që rritet vetëm në Liqenin e Ohrit.

Burimi: RTSH Korça

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit