7.6 C
Pogradec
6.9 C
Korçë
6.2 C
Bilisht
6.1 C
Ersekë
6.1 C
Maliq
7.4 C
Liqenas
Saturday, May 2, 2026

Korçë/ Në Ditën Ndërkombëtare të Poezisë studentë, pedagogë, Universitetit “Fan S. Noli” u bënë pjesë e një bisede të organizuar në këtë kuadër.

- Advertisement -

Në Ditën Ndërkombëtare të Poezisë studentë, pedagogë, si dhe alumni i Universitetit “Fan S. Noli” u bënë pjesë e një bisede të organizuar në këtë kuadër.

Të ftuar ishin aktoret e mirënjohura të teatrit dhe filmit shqiptar, të cilat kanë ndarë me pjesëmarrësit përvojën dhe ngjarje nga veprimtaria e tyre artistike.

Drejtuesja e Teatrit “Andon Z. Çajupi”, Korçë njëkohësisht dhe e Qendrës së Artit dhe Kulturës, znj. Zamira Kita vlerësoi studentët për angazhimin dhe qasjen e tyre ndaj librit, kryesisht në gjininë e poezisë dhe shprehu gatishmërinë e saj dhe të institucionit që drejton për të mbështetur të rinjtë e talentuar të qytetit.

Ndërsa, aktorja Eva Alikaj ka ftuar pjesëmarrësit në shfaqjen, që e ka sjellë atë për herë të parë në një bashkëpunim me Teatrin e Korçës.

Gjatë veprimtsrisë , Zamira Kita dhe Eva Alikaj iu bashkuan studentëve në interpretimin e poezive të ndryshme.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit