Projekti për rijetëzimin e Kalasë së Pogradecit
Kalaja e Pogradecit është një nga asetet më të njohura të trashëgimisë së kulturës në këtë qytet. Kala e cila sipas specialsitëve të fushës ka qenë e populluar që në shekullin e 4 dhe të 5 para Krishtit. Sipas arkeologes Froseda Angjellari kjo kala ka në brendësi të saj elementë shum të rëndësishëm të historisë së këtij qyteti zbulimi i të cila do të sjellë për vizitorët diçka të re në fushën turistike të Pogradecit.
Kryetari i Bashkisë Ilir Xhakolli thotë bashkia ka një projekt për rijetëzimin e plotë të Kalasë e cila bashkë me Muzeun e Palafiteve dhe lagjet historike do të jenë qendrat më të vizituara nga vendasit dhe të huajt.
Projekti i cili financohet me fondet e BE ka në vetvete ngritjen e një muzeu arkeologjik, zbulimin e mureve të kalasë dhe rehabilitimin e rrugës drejt këtij destinacioni të ri turistik e arkeologjik.


