17.3 C
Pogradec
17.4 C
Korçë
16.2 C
Bilisht
17.2 C
Ersekë
16.9 C
Maliq
17.2 C
Liqenas
Friday, April 17, 2026

Fillon projekti për Kalanë e Pogradecit, financimi kryhet nga BE…

- Advertisement -

Projekti për rijetëzimin e Kalasë së Pogradecit

Kalaja e Pogradecit është një nga asetet më të njohura të trashëgimisë së kulturës në këtë qytet. Kala e cila sipas specialsitëve të fushës ka qenë e populluar që në shekullin e 4 dhe të 5 para Krishtit. Sipas arkeologes Froseda Angjellari kjo kala ka në brendësi të saj elementë shum të rëndësishëm të historisë së këtij qyteti zbulimi i të cila do të sjellë për vizitorët diçka të re në fushën turistike të Pogradecit.

Kryetari i Bashkisë Ilir Xhakolli thotë bashkia ka një projekt për rijetëzimin e plotë të Kalasë e cila bashkë me Muzeun e Palafiteve dhe lagjet historike do të jenë  qendrat më të vizituara nga vendasit dhe të huajt.

Projekti i cili financohet me fondet e BE ka në vetvete ngritjen  e një muzeu arkeologjik, zbulimin e mureve të kalasë dhe rehabilitimin e rrugës drejt këtij destinacioni të ri turistik e arkeologjik.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit