Nga Ardit Qirici: Festa e Birrës apo “Bukë dhe Cirk”? Thirrje për bojkot…

- Advertisement -

Festa e Birrës apo e ……..

Korça është një qytet festash. Këtë tashmë e di i gjithë vendi, sepse prej vitesh është promovuar pikërisht me këtë identitet. Që nga momenti kur drejtimi i bashkisë u përqendrua pothuajse tërësisht te organizimi i aktiviteteve festive, u krijua përshtypja se festa ishte zgjidhja për çdo problem të qytetit.

Filozofia dukej e thjeshtë: “Popullit jepi bukë dhe spektakël.” Një shprehje e njohur që është përdorur ndër shekuj për të larguar vëmendjen e njerëzve nga problemet e përditshme. Në vend që energjitë të përqendroheshin te zhvillimi ekonomik, punësimi dhe prodhimi, ato u orientuan gjithnjë e më shumë drejt organizimit të festave,mjafton të kujtojmë disa prej tyre:

Festa e Birrës Festa e Lakrorit
Festa e Karnavaleve
Festa e Mollës
Festa e Serenight
Festa e KoKo Fest
Festa e Spirit of Balkan Festa e Ko:Sh Film Festival
Festa e Panairi i Pranverës Festa të tjera sezonale si ajo e Grurit, e Misrit, e Patateve, Qepeve, Fasuleve,Trahanasë, Petkave etj etj dhe festat institucionale.

Nuk ka asgjë të keqe që një qytet të festojë, të gjithëve na pëlqejnë festat,përkundrazi, festat janë pjesë e kulturës dhe i japin jetë qytetit. Problemi lind kur festat bëhen politika kryesore zhvillimi, ndërsa ekonomia, bujqësia, blegtoria, industria dhe punësimi lihen pas dore.

Korça kishte potencial të rëndësishëm ne aspektin industrial,bujqësor,ekonomik,me një industri për të ndërtuar marka të forta produkti dhe prodhimi, për të mbështetur fermerët, për të nxitur investimet dhe për t’u krijuar të rinjve mundësi punësimi sapo të mbaronin shkollën apo universitetin. Në vend të kësaj, qyteti mori reklama, fasada, aktivitete festive dhe propagandë.

Por pyetja është e thjeshtë: A mund të jetojë një qytet vetëm me festa?
Nga do të vijnë të ardhurat e banorëve nëse nuk ka vende të qëndrueshme pune? Çfarë zhvillimi mund të ketë një qytet që nuk prodhon pothuajse asgjë dhe ku fermerët nuk arrijnë të shesin prodhimet e tyre?

Sot shumë prodhime bujqësore mbeten stok. Blegtoria kalon një nga periudhat më të vështira. Bizneset private ankohen për mungesë tregu,rrobaqepësitë dhe fasoneritë mbyllen,fabrikat përballen me konkurrencë të pandershme nga importet . Euroja ka goditur eksportuesit, ndërsa çmimet e naftës, energjisë, ujit dhe ushqimeve vazhdojnë të rriten.

Ndërkohë, punësimi nuk po rritet në të njëjtën masë,pagat mbeten të ulëta dhe shumë të rinj vazhdojnë të largohen.
Megjithatë, qyteti vazhdon të jetojë nga një festë në tjetrën,për disa ditë mbushen hotelet, lokalet dhe rrugët,më pas gjithçka kthehet si më parë. Problemet mbeten po ato dhe njerzit më te varfër se dje.

Prandaj shumë qytetarë e lidhin këtë model me filozofinë “bukë dhe cirk”, ku spektakli përdoret për të zbutur pakënaqësinë dhe për ta larguar vëmendjen nga problemet reale.Pikërisht për këtë arsye mendoj se Festa e Birrës duhet Bojkotuar.

Bojkotoheni këtë pseudo festë e cila në thelb është një festë hajdute, që po ju vjedh ato pak të ardhura, taxat tuaja dhe nuk merni asnjë shërbim të merituar.

Jo sepse jam kundër birrës apo kundër festave,përkundrazi, çdo njeri ka të drejtë të argëtohet kur të dojë dhe ku të dojë,por para se të marrë pjesë në një aktivitet të tillë, çdo qytetar duhet të bëjë disa pyetje të thjeshta:

1)Sa kushton organizimi i kësaj feste?
2)Sa para publike shpenzohen?
3)Si zgjidhen kontratat, artistët dhe organizatorët?
4)Çfarë përfiton realisht qyteti pas përfundimit të saj?

Nëse këto pyetje mbeten pa përgjigje, atëherë festa nuk është më vetëm festë, por edhe një çështje transparence dhe përgjegjshmërie.

Nëse dëshironi të pini birrë, mund ta bëni çdo ditë. Mund ta pini në lokalin e lagjes, te miku juaj, në një restorant familjar apo edhe në park me familjen dhe shoqërinë. Nuk është e nevojshme që dikush t’ju tregojë apo orientojë se kur dhe ku duhet të festoni dhe cfare birrash te pini. Korca si rreth ka fabrikë dhe punishte birre të sajat, ajo e Korcës, një në Erseke, birra Saraci, birra Barba dhe birra e Gjyshit ne Pogradec. Shijojini këto produkte të rrethit tonë duke marë shërbimin dhe cmimin e merituar në abientet e dashura me njerzit që duam.

Më mirë mbështesni bizneset e vogla të qytetit, lokalet familjare, dyqanet dhe sipërmarrësit që mbajnë familjen, fëmijet dhe njerëz në punë gjatë gjithë vitit, sesa të bëheni pjesë e një aktiviteti që, sipas bindjes suaj, u shërben më shumë interesave ekonomike të organizatorëve,te grosistëve sesa interesit publik.

Festat janë të bukura kur ndërtohen mbi mirëqenie. Kur qytetarët kanë punë, paga të mira, siguri ekonomike dhe mundësi për të jetuar me dinjitet, atëherë festa shijohet ndryshe.

Askush nuk është kundër gëzimit,por gëzimi nuk mund të zëvendësojë zhvillimin dhe një qytet nuk ndërtohet vetëm me muzikë, drita dhe fishekzjarre,por ai ndërtohet me punë, prodhim, ekonomi të fortë, mundësi për të rinjtë dhe respekt për taxat e qytetarëve.

Jo më kot tani u ndalua dhe muzika nëpër lokale, kur ligji “Për ndotjen akustike” e thotë qartë:
Muzika lejohet deri ne 70/dcb nga pika që vjen ankesa brenda zonës urbane.Kjo bëhet qëllimisht që njerëzit të drejtohen të detyruar tek kjo festë duke lënë gjith lokalet e qytetit në heshtje për të festuar. Prandaj për gjithë ata që e kuptojnë, Bojkotoheni. Kjo nuk vlen per administraten apo servilat e partisë me patronazhistët.

Në fund, secili zgjedh vetë,por zgjedhja duhet të jetë e ndërgjegjshme, e bazuar në informacion dhe jo vetëm në atmosferën e një feste. Vetëm kështu qytetarët mund të tregojnë se nuk mjaftohen me spektakël, por kërkojnë edhe zhvillim, transparencë dhe një të ardhme më të mirë për Korçën.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit