Korçë – Një automjet është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 të qytetit. Sipas informacioneve paraprake, mjeti ka qenë në lëvizje kur ka pësuar një defekt teknik, i cili dyshohet se ka shkaktuar edhe rënien e zjarrit.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa policia ka nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

