18.9 C
Pogradec
19.7 C
Korçë
18.8 C
Bilisht
19.4 C
Ersekë
18.7 C
Maliq
19.4 C
Liqenas
Wednesday, July 1, 2026

Zbardhet aksidenti në Pogradec: 32-vjeçari humbi jetën me makinën që kishte vjedhur…

- Advertisement -

Zbardhen rrethanat e aksidentit me pasojë vdekjen e 32-vjeçarit në afërsi të fshatit Pojskë.

Mësohet se 32-vjeçari nga Vlora, Amarildo Islamaj, kishte vjedhur automjetin me të cilin u aksidentua dhe më pas humbi jetën në spital.

Sipas burimeve, Islamaj e kishte marrë mjetin në fshatin Leshnicë, pasi e gjeti të parkuar me çelësat e lënë brenda. Ai u largua me automjetin, por vetëm pak minuta më vonë u përfshi në një aksident në aksin rrugor Pogradec–Qafë Thanë. Si pasojë e plagëve të rënda të marra, 32-vjeçari nuk mundi t’u mbijetonte dëmtimeve.

Komisariati i Policisë Pogradec ka marrë deklarimet e pronarit të automjetit, i cili denoncoi vjedhjen e mjetit. Nga hetimet e kryera rezultoi se autor i vjedhjes ishte pikërisht Amarildo Islamaj, i cili humbi jetën në aksident.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit