Luçiano Boçi deklaratë nga Korça:
Pyetjes/Vazhdojnë diskutimet për reformën territoriale ndërkohë që qindra mijëra qytetarë janë në shesh duke protestuar, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe duke kërkuar dhe ndryshime kushtetuese të cilat sigurisht që do të prekin edhe ndarjen territoriale. Po a kanë vlerë këto takime që po bëni?
Boçi përgjigjet:-Në fakt, ju duket sikur më keni lexuar mendimin, në fakt dua ta parashtroj dhe aty. Ka një lloj nonsensi, por unë gjykoj që çdo fjalë e një qytetari brenda në sallë është një formë e të protestuarit për gjithë ato probleme që po protestojnë sot qytetarët. Prandaj e kemi stimuluar dhe e mirëpresim fjalën e qytetarëve, sepse kjo qeverisje ka një gjë,shmang ballafaqimin me qytetarët. Ky ka qenë në fakt rasti i parë kur them ky, dëgjesa, kjo më saktë, dëgjesa ose ky rast ballafaqimi ka qenë rasti i parë.
Dhe vërtet me zor i kanë përtypur fjalët që kanë thënë qytetarët, sepse fjalët që kanë thënë qytetarët sot janë parrulla në shesh, dhe ju e dini shumë mirë. Pra, unë do të thoja që është një formë vazhdimësie e të protestuarit të qytetarëve, por edhe edhe e opozitës.
Pyetjes që protestuesit nuk bërtasin vetëm “Rama ik”, por thonë edhe “Berisha ik”.
Boçi përgjigjet:-Tani, këtë e kemi sqaruar dhe është e qartë. Lufta ndaj opozitës përgjatë shumë viteve ka qenë dhe në formën e bërjes së opozitës ndaj opozitës, ndaj PD-së. PD-ja është sulmuar në forma juridike, politike, zgjedhore dhe këto forma janë kaq të lehta. Ka rryma aty brenda që duan të përfitojnë kapital politik, marrin autoritetin e opozitës dhe gjejnë këtë formë për të lëshuar ndonjë thirrje, ndonjë parrullë që nuk na afekton. E rëndësishme është që të gjithë qytetarët janë aty për një qëllim, për një emërues të përbashkët që është largimi i kësaj qeverie dhe largimi i Ramës.

