Fermerët e fshatit Orman në Maliq kanë ngritur alarmin për dëmtimin masiv të kulturës së patates, duke akuzuar se fara e përdorur këtë sezon ka qenë e degraduar dhe e papërshtatshme për mbjellje.
Sipas tyre, mbi 70-80% e sipërfaqeve të mbjella nuk kanë prodhuar normalisht, ndërsa pjesa që ka mbirë rezulton e dëmtuar dhe jashtë standardeve të prodhimit.
Fermeri potencial Krenar Kreka shprehet se prej më shumë se 25 vitesh punon me të njëjtën lloj fare patateje por këtë vit ka pësuar humbjen më të rëndë ekonomike.
Edhe fermeri Daniel Plasa,deklaron se shkaku kryesor i dëmit është fara dhe kërkon ndërhyrjen e shtetit.
Ndërkohë, Jorida Kreka tregon vështirësitë ekonomike dhe familjare që po përballen fermerët pas dështimit të prodhimit.
Fermerët kërkojnë hetim dhe analiza laboratorike nga institucionet shtetërore sipas tyre problemi mund të lidhet me farën e importuar ose magazinimin e saj disavjeçar.
Ata akuzojnë institucionet bujqësore se nuk kanë kryer kontrollet e duhura dhe se analizat janë fokusuar vetëm te toka, ndërsa jo te fara e patates.

