Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një mjet tip “Benz” ka marrë zjarr në afërsi të Qafës së Qarrit, duke u djegur thuajse plotësisht.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërsa drejtuesi i mjetit fatmirësisht ka arritur të dalë jashtë në kohë, pa marrë dëmtime.
Zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje për të bërë fikjen e flakëve, ndërsa policia ka nisur veprimet për rastin.

