Korçë: Një i ri është plagosur me thikë nga një person tjetër gjatë një konflikti.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se i riu ka marrë një plagë të lehtë në bark, ndërsa ka edhe dëmtime nga goditjet me grushte. Ai ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka arritur të identifikojë autorin dhe është vënë në ndjekje të tij.
Shkak i konfliktit dyshohet të ketë qenë një borxh prej 100 mijë lekësh të vjetra, çka ka sjellë edhe degradimin e situatës deri në përdorimin e thikës.
Aktualisht po merret deklarimi i të riut të plagosur, ndërsa policia vijon kërkimet për autorin e identifikuar.

