19.2 C
Pogradec
19.4 C
Korçë
18.8 C
Bilisht
18.6 C
Ersekë
18.7 C
Maliq
19.5 C
Liqenas
Friday, May 22, 2026

Ersekë/ Festa e Dervish Elmazit mbledh qindra besimtarë në Gjonç…

- Advertisement -

Festa e Dervish Elmazit mbledh qindra besimtarë bektashinj në Gjonç

Si çdo vit,fshati Gjonç në Ersekë u bë qendër pelegrinazhi për besimtarët bektashinj dhe vizitorët të cilët morën pjesë në Festën e Dervish Elmazit, një nga ngjarjet më të rëndësishme shpirtërore në këtë zonë.
Kjo festë, tashmë e kthyer në traditë, zhvillohet në vendin e shenjtë ku shërbeu dhe la gjurmë të thella kleriku i njohur bektashi, Dervish Elmazi.
I njohur për përkushtimin e tij ndaj Rrugës së Hakut dhe për veprën e tij shpirtërore, Dervish Elmazi është nderuar brez pas brezi nga banorët e zonës dhe komuniteti bektashi.

Në këtë ditë të veçantë, besimtarët ndezën qirinj, bënë lutje për shëndet, paqe dhe begati, dhe dëshmuan për mrekullitë që, sipas tyre, lidhen me emrin e këtij shenjti.

Ngjarja u zhvillua në një atmosferë paqeje dhe devotshmërie, duke ruajtur traditat shekullore të këtij riti dhe duke rikujtuar kontributin e jashtëzakonshëm të Dervish Elmazit në përhapjen dhe forcimin e Bektashizmit në Shqipëri.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit