Maliq/ Gjendet i pajetë në banesë 60-vjeçari, dyshohet se kishte tre ditë që kishte ndërruar jetë…

- Advertisement -

Një 60-vjeçar është gjetur i pajetë në fshatin Zëmblak të Bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 60-vjeçari kishte rreth tre ditë që kishte ndërruar jetë në banesë.

Ai jetonte i vetëm, ndërsa dyshohet se konsumonte alkool. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Trupi do të dërgohet në morg për ekspertizën mjeko-ligjore, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për veprimet e mëtejshme.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit