14.2 C
Pogradec
14.5 C
Korçë
14.2 C
Bilisht
13.4 C
Ersekë
13.4 C
Maliq
15 C
Liqenas
Tuesday, May 12, 2026

‘Shtëpia e barit’ poshtë kotecit të pulave në Maliq, i arrestuari Klisman Leka i dënuar më parë për vrasje…

- Advertisement -

Klisman Leka i arrestuar nga policia e Korçës për kultivim të lëndëve narkotike në një ambient të stimuluar në zonën e Maliqit, sipas Policisë është një emër i njohur për drejtësinë pasi, më hërët ka qënë i dënuar për ‘vrasje më dashje’ disa vite më parë.Ai sëbashku me një shtetas tjetër kishin përshtatur një ambient (kotec pulash, me kat nëntokësor) për të kultivuar lëndët narkotike në zonën e Maliqit.

Arrestimi i tij u bë pas hetimeve të vazhdueshme dhe informacioneve në rrugë operative të cilat sinjalizuan për veprimtarinë që Klisman Leka sëbashku me një shtetas tjetër tashmë në kërkim po kryenin në një ambient të vogël, i cili ishte ndërtuar nën tokë me hyrje nga koteci i pulave. Aty është gjetur sasia prej 5.4 kg lëndë narkotike e gatshme për t’u shitur dhe një pjesë e lëndës narkotike në përpunim. Menjëherë është bërë arrestimi i këtij shtetasi. Ndërkohë një tjetër shtetas është shpallur në kërkim.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit