Një 23-vjeçar nga Tirana është proceduar penalisht nga policia e Korçës, pasi dyshohet se ka shkaktuar dëme në ambientet e Urgjencës së spitalit të qytetit.
Sipas policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasin S. E., 23 vjeç, banues në Yzberisht, Tiranë.
I riu dyshohet se, në gjendje të dehur, ka thyer xhamin e derës hyrëse të Urgjencës së spitalit të Korçës.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.
komunikata e policisë:Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin S. E., 23 vjeç, banues në Yzberisht, Tiranë, pasi dyshohet se në gjendje të dehur, ka thyer xhamin e derës hyrëse të Urgjencës së spitalit të Korçës.

